(Foto / Videoreportazh, nata XXXVII në Prishtinë) Vazhdon të mos respektohet orari në Prishtinë, s’ka kontroll nga policia

11 gusht 2020 | 23:05

Në Prishtinë ka vazhduar lëvizja e zakonshme nga qytetarët dhe veturat edhe në natën e tridhjetë e shtatë, ani pse Qeveria e Kosovës ka përcaktuar kufizimet e qarkullimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Korona.

Deri në momentet kur po raportojmë nuk është vërejtur ndonjë kufizim kohor e as ndonjë shenjë kontrolli nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, numri i të infektuarve të martën ishte mjaft i lartë, derisa janë regjistruar edhe 13 raste të reja të vdekjeve nga Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive.

Lajm jo i mirë për vendi ishte se brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, raporton “Epoka e re”.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka qenë aktive të martën pasi ka arritur…