Fotografimi i votës, policia thotë se janë raportuar tri raste në rajonin e Prishtinës

12 tetor 2025 | 15:04

Zëdhënësja e Policës së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se në këtë rajon janë raportuar tri raste për fotografim të votës.

Ai ka bërë me dije se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë dhe Drenas.

Sipas saj, informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë.

“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet. Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të drejtën e saj për të votuar e ka shfrytëzuar…