Fotografon fshehurazi mesazhet e të panjohurve dhe i bashkon në një libër

05 janar 00:27

Para distancimit social, ishte e lehtë që instiktivisht të shihnim mesazhet e dikujt ndërsa qëndronim në radhë, ose thjeshtë kur prisnim metronë.

Fotografi Jeff Mermelstein e ka përdorur këtë impuls të përbashkët për të shkrepur një seri fotografish, të marra në mënyrë të fshehtë mbi supet e të panjohurëve.

Ai i bashkoi ato në një libër të ri me titull “#nyc”, sipas hashtagut të përdorur në postimet e tij në Instagram.

Që nga fillimi i projektit në 2018, Mermelstein ka grumbulluar rreth 1200 imazhe. Ai shpjegon se bisedat janë prekëse, qesharake dhe ndonjëherë absurde. Dhe ndërsa kufizohen në disa rreshta anonimë, tekstet janë të mjaftueshme për të krijuar histori të tëra bazuar në informacionin në secilën shkrepje. Të dashuruar që grinden apo miq që njoftojnë shtatzaninë, deri tek persona që nisin kimioterapinë.

Mermelstein thotë se ai fotografon biseda reale që përcjellin mesazhe, sekrete të thella dhe emocione të papërpunuara.

Megjithatë, projekti ngre gjithashtu shumë pyetje në lidhje me privatësinë, megjithëse identitetet e njerëzve në imazhet e Mermelstein mbeten të panjohura, bisedat shpesh janë thellësisht intime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe…