Franca kalon në çerekfinale, mposht Paraguain me golin e Mbappes
05 korrik 2026
| 01:14
Franca është kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit.
Francezët kanë triumfuar 1-0 ndaj Paraguait, në një ndeshje shumë të vështirë.
Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa francezët kanë vuajtur për të gjetur hapësira.
Golin e vetëm e ka shënuar Kylian Mbappe në minutën e 70-të. Sulmuesi është treguar i saktë nga penalltia e fituar nga Doue dhe e akorduar me VAR.
Paraguai ka tentuar të reagonte, por e kishte të vështirë, ndërsa deri në fund, francezët kanë krijuar edhe raste të tjera.
Në çerekfinale Franca do të përballet me Marokun.



