Franca mban krahun lindor të NATO-s, Turqia armatos Kievin

03 shkurt 2022 | 14:50

Tre negociatorë të fuqishëm pritet të jenë ndërmjetës për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Gjermanët, turqit dhe francezët po zhvillojnë një diplomaci tejet aktive për të ulur tensionet. Së fundmi, turqit e kanë parë këtë si një mundësi të artë për të rregulluar marrëdhëniet e krisura me amerikanët.

Situata e  tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës ka sjellë edhe një ridimensionim dhe garë aleancash. Turqia që kishte marrëdhënie jo të mira me amerikanët për shkak se bleu sistemin S-400 rus, është shfaqur fuqimisht krah ShBA-ve në këtë krizë.

Presidenti Erdogan po kërkon të jetë ndërmjetës për të shuar tensionet e luftës në kufirin Ukrainë – Rusi, ndërsa ka vijuar me shitjen e armatimit të sofistikuar në Kiev. Edhe francezët ndërkaq kanë fuqizuar pozicionet e tyre gjatë këtij tensioni lufte. Shefi i Elizesë ka zhvilluar një telefonatë me homologun Putin, ndërsa pritet edhe të vizitojë Kremlinin në ditët në vijim. Francezët kanë bërë një diplomaci tejet aktive ndërsa kanë dërguar armatim në krahun lindor të NATO-s.

Gjermanët ndërkaq kanë mbajtur një pozicion më të tërhequr, më diplomatik, duke mos dërguar armatim në Ukrainë. Në deklaratat e tyre ata kanë sqaruar se në rast pushtimi, Rusia do të ketë pasoja tejet të rënda. Të mërkurën Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se së shpejti do të vizitojë Moskën për të takuar presidentin rus Vladimir Putin./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgjatë 3 muajve, “BBV”, është formati më i shikuar dhe…