Franca publikon listën me yje për Kupën e Botës “Katar 2022”

09 nëntor 2022 | 21:38

Kombëtarja e Francës e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës që mbahet këtë muaj në Katar.

Në listën prej 25 lojtarëve të ftuar figurojnë shumë emra të mëdhenj me të cilët Franca synon ta mbrojë titullin e kampionit të botës.

Në këtë listë bën pjesë edhe fituesi i Topit të Artë për vitin 2022, Karim Benzema.

Kupa e Botës për shtete nis më 20 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor të këtij viti.

LISTA E FRANCËS:

Portierë: Alfons Areola (Uest Hem), Hugo Loris (Totenhem), Stiv Mandanda (Ren)

Mbrojtës: Lukas Hernandez (Bajern Mynih), Teo Hernandez (Milan), Presnel Kimpembe (PSG), Ibrahima Konate (Liverpul), Zhyl Kunde (Barcelona), Benzhamin Pavard (Bajern Mynih), Uilliam Saliba (Arsenal), Dajot Upamekano (Bajern Mynih), Rafael Varane (Mançester Junajtid)

Mesfushorë: Eduardo Kamavinga (Real Madrid), Jusuf Fofana (Monako), Mateo Guenduzi (Olimpik Marsejë), Adrien Rabio (Juventus), Aurelien Çuameni (Real Madrid), Zhordan Veretut (Olimpik Marsejë)

Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Kingslei Koman (Bajern Mynih), Ousman Dembele (Barcelona), Olivie Zhiru (Milan), Antuan Grizman (Atletiko Madrid), Kilian Mbape (PSG), Kristofer Nkunku (Lajpcig).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Zogaj nga Komorani i Drenicës fiton para kohe ndaj…