Franca, rreth 700 të vdekur gjatë 24 orëve nga COVID-19

19 prill 2020 | 08:06

Franca ka raportuar 642 vdekje të tjera nga virusi “Korona” (COVID-19). Me këta viktima numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në vend është rritur në 19 323.

Autoritetet shëndetësore franceze njoftuan se midis vdekjeve të regjistruara në 24 orët e fundit, 368 po trajtoheshin në spital, ndërsa 278 ishin në shtëpi pleqsh. Autoritetet, po ashtu, njoftojnë se pacientët që po trajtohen në kujdes intensiv shënuan një ulje, gjegjësisht duke rënë në 5 833 nga 6 027 sa ishin dje.

Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 111 822, me 2 569 raste të raportuara në 24 orët e fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 35 983.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale. Bazuar në të dhënat e Universitetit “John Hopkins” me qendër në ShBA, mbi 2.3 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në mbarë botën, me rreth 157 mijë të vdekur dhe rreth 585 mijë të shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë raste të reja me Covid-19 janë shënuar ditën e…