Franca sekuestron 41 prona të rusëve të pasur

14 prill 2022 | 16:42

Sekuestrimi përfshin dhjetëra prona të pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich

Franca ka konfiskuar 41 prona, që ndodhen në Paris dhe përgjatë rivierës piktoreske franceze, në vlerë prej 573 milionë euro (623 milionë dollarë) të cilat u përkasin rusëve të pasur të saksionuar për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Transmetuesi BFMTV raportoi se në total qeveria ka sekuestruar asetet ruse që arrijnë në 23.7 miliardë euro (25.8 miliardë dollarë), përfshirë llogari bankare, anije mallrash, jahte dhe avionë. Raporti thekson se konfiskimi përfshin gjithashtu pasurinë e paluajtshme prej 573.6 milionë euro (624 milionë dollarë) sipas vlerës aktuale të tregut.

Sipas një liste të publikuar dje nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, 41 prona janë ngrirë. Nga këto, gjashtë janë në qendër të kryeqytetit Paris, shtatë në Alpe dhe pjesa tjetër në jug të Francës me pamje nga bregdeti i Mesdheut, si në St Tropez, Cannes, Villefranche Sur Mer, Antibes, St. Barthelemy, St Jean Cap Ferrat, Le Lavandou dhe Nice.

E përditshmja franceze raportoi se mbi dhjetë prej këtyre pronave, përfshirë Chateau de Croe në Antibes dhe Villa Gouverneur në Saint-Barthelemy, janë në pronësi të oligarkut rus dhe pronarit të klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14 prilli shënon ditën e të mbijetuarave të dhunës seksuale…