‘14 prilli ka përcaktuar fatin tim, Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera’

14 prill 16:41

14 prilli shënon ditën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në të njëjtën ditë, në vitin 1999, është dhunuar një nga viktimat, tani deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, e cila është rrëfyer për herë të parë publikisht për krimin ndaj saj. Po ashtu, në muajin prill gjatë luftës janë shënuar më së shumti viktima të kategorisë së tillë.

Krasniqi-Goodman ka thënë se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj dhe një gjë është e sigurt që Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer.

“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99 dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroj zotimin tim për drejtësi”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjakovës së Re është shpallur kampion i Ligës…