Franca shënjestron islamin radikal midis përplasjeve me Turqinë

28 tetor 2020 | 08:30

Xhamia në Pantin të verilindjes së Parisit ishte ndër sinjalet e para se diçka kësaj radhe ishte krejtësisht ndryshe.

Godina, e ndërtuar në formën e një hangari aeroplanësh me dritare të vogla vendosur në pjesët e sipërme të mureve të valëzuara, tani është e boshatisur dhe rri mbyllur. Jashtë saj është vendosur një njoftim zyrtar, i mbërthyer me plastikë për ta mbrojtur nga shiu, në të cilin informohet se mbyllja e detyrueshme prej anës së Qeverisë është bërë për shkak të “përfshirjes së një lëvizjeje islamike” dhe se prej aty janë ndarë në rrjetet sociale video të arsimtarit të shënjestruar francez, Samuel Paty.

Masa energjike e Qeverisë franceze për shtypjen e islamizmit radikal, në kundërpërgjigje ndaj ekzekutimit me prerje koke të arsimtarit të historisë gjatë këtij muaji në Paris, ishte e ngutshme dhe e sertë – janë ndërmarrë një stuhi e furishme hetimesh, konstatimesh, planesh e propozimesh që nganjëherë vështirë të realizueshme për të gjurmuar ndonjë incident të këtillë.

“Frika do të ndërrojë anë”, citohet gjithandej të ketë thënë presidenti Emmanuel Macron, derisa ka komunikuar javën e shkuar me Këshillin e tij të Mbrojtjes.

Qeveria ka njoftuar se mbi 120 kërkime nëpër shtëpi, shpërbërje të shoqatave të akuzuara për përhapje të retorikës islamike, plane për shënjestrimin e fondacioneve terroriste, mbështetje e re për arsimtarët dhe presion shtesë mbi kompanitë e mediave sociale e kishin bërë reagimin policor më efikas.

Asgjë e përmasës së tillë nuk ka ndodhur më herët, gjatë sulmeve të ndërmarra nën drejtimin e Francës prej presidentit Macron, përkundër që më shumë se 20 persona janë vrarë dhunshëm përbrenda mandatit të tij, duke përfshirë mes viktimave policë, një grua të re të qëlluar në një stacion treni dhe dyqanxhinj të një tregu të Krishtlindjes. Por, cili është dallimi kësaj radhe?

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit që zgjedhin midis Presidentit Donald Trump dhe ish-nënpresidentit Joe…