Francë-Belgjikë, sonte përballja e parë në gjysmëfinale

10 korrik 2018 | 14:03

Sonte, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin e Shën Petersburgut zhvillohet gjysmëfinalja e parë në “Kupën e Botës” në mes të Francës dhe Belgjikës.

Kjo është sfida mes dy skuadrave me sulmin më të mirë të Botërorit.

Franca vjen në këtë ndeshje pasi ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e zhvilluara deri tani, ndërsa Belgjika ka njohur vetëm shijen e fitores.

Ndeshja mes Francës dhe Belgjikës do të arbitrohet nga uruguajani Andres Cunha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Real Madridit, Marco Asensio, do të vazhdojë të…