Frank flet për mundësinë e rikthimit të Kane te Tottenhami

24 shtator 2025 | 17:01

Ka pasur spekulime se Harry Kane mund të rikthehet te Tottenhami në fund të sezonit.

Trajneri danez Thomas Frank do të ishte i lumtur nëse kapiteni i Anglisë, Harry Kane, vendos të kthehet te Tottenham.

Kane la “Spurs” për të kaluar te Bayern Munich në 2023, dhe që atëherë ka shkëlqyer për gjigantët e Bundesligës.

Dhe megjithëse Kane ka ende shumë kohë në kontratën e tij në Bavari, është raportuar se ekziston një klauzolë blerjeje prej 61.7 milionë euro, që bëhet aktive në janar.

Spekulimet se Kane mund të kthehet te “Spurs” gjatë vitit të ardhshëm janë shtuar, dhe ndërsa Frank mendon se është e paqartë në këtë moment, ai do të ishte i kënaqur që të ndodhte.

“Ka shumë tifozë të Tottenhamit, përfshirë edhe mua, që do të donim të shikonim Kane përsëri te Spurs”, tha Frank para ndeshjes së Kupës EFL kundër Doncaster Rovers.

“Personalisht, nuk mendoj se do ta bëjë këtë tani, të jem i sinqertë. Me shumë mundësi do të qëndrojë te Bayerni dhe do të vazhdojë të performojë mirë. Ai ishte golashënuesi kryesor vitin e kaluar. Ai fitoi titullin dhe po bën shumë mirë tani”.

“Nuk e di çfarë po mendon ai. Vetë jam një udhëtar, më pëlqen të eksploroj gjëra, kështu që ai ka qenë këtu për shumë vite, pse të mos shijojë kohën te Bayerni më shumë. Por, ai është i mirëpritur. Nëse dëshiron të bashkohet me ne, është mëse i mirëpritur”, theksoi Frank.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Liria është gati të zyrtarizojë emërimin e Liridon Lecit…