Frankfurt interesohet për Gjasulën

20 prill 2021 | 16:01

Eintracht Frankfurti i renditur në vend të katërt në Bundesliga është vënë pas Klaus Gjasulës.

Mediat gjermane bëjnë me dije se “Gladiatori” i Kombëtares është një ndër emrat që shihet me kujdes dhe për të cilin raportohet të kenë nisur negociatat për një mundësi transferimi në përfundim të këtij sezoni.

Klaus Gjasula është nën kontratë me Hamburgun edhe për sezonin e ardhshëm, deri në verën e vitit 2022, skuadër e cila është ndër pretendentët për të siguruar një biletë në Bundesligë për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, pavarësisht rezultateve të këtij sezoni, për mesfushorin kuqezi duket se e ardhmja do të jetë elita e futbollit gjerman dhe ndoshta ajo evropiane.

Së fundmi bëhet me dije se Frankfurti kërkon shërbimet e Gjasulës për edicionin e ardhshëm, si përforcim për vetë eksperiencën që ka. Për Gjasulën do të ishte sezoni i dytë në Bundesligë, pas atij me Paderbornin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mundësi i Kosovës me normë olimpike “Tokio 2020”, Egzon Shala,…