Fred: Nuk kemi unitet tek Unitedi

13 shkurt 2020 | 15:42

Mesfushori i Manchester United, Fred e ka përshkruar gjendja e brendshme të klubit si jo të mirë pasi që skuadrës po i mungon uniteti.

“Djajtë e Kuq” po vuajnë në mungesë të rezultateve dhe sipas 27-vjeçarit janë disa probleme që po i pengojnë 20-herë kampionët e Premierligës të synojnë pozita më të larta në klasifikim. “Na duhet një figurë unifikuese edhe jashtë fushave. Kemi mungesë kreativiteti, veçanërisht në mesfushë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë së bashku, ani se në radhët tona ka individë që duan shumë probleme t’i zgjidhin vetë”, ka thënë braziliani.

Paul Pogba është më i shigjetuari për klimën e krijuar brenda klubit, pasi që prej shumë shokëve të skuadrës konsiderohet si përçarësi i skuadrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Epoka e re” ka shënuar të enjten 20-vjetorin e…