Nëna e Ronaldos e habit me deklaratën: Jam e lumtur që Portugalia humbi, e mashtruan djalin tim
Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka shkaktuar reagime me deklaratat e saj pas humbjes 4-1 të Portugalisë ndaj Danimarkës, duke thënë se disfata ishte e merituar dhe se ishte e lumtur për këtë rezultat.
Ajo ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar djali i saj nga Kombëtarja portugeze, duke pretenduar se Ronaldo nuk ka marrë respektin që meriton, madje as nga bashkëlojtarët e tij. “Ishte një humbje dhe kështu e merituan. Jam e lumtur që Portugalia humbi. Ata nuk e respektuan Cristianon”, ka thënë ajo.
Aveiro është shprehur e pakënaqur edhe me ceremoninë e nderimit për Ronaldon, duke thënë se ajo duhej të ishte organizuar në praninë e futbollistit.
“Homazhi duhej t’i bëhej në praninë e tij”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka shtuar se Sportingu, klubi ku Ronaldo e nisi karrierën, do ta nderojë siç duhet. “Është këtu, te Sportingu, ku do ta nderojmë atë. Këtu e njohin vlerën e tij”, ka thënë Aveiro. Ndërkohë, trajneri Jorge Jesus, i pyetur për deklaratat e saj, ka thënë se i kupton reagimet dhe se ka respekt të madh për nënën e Ronaldos. “I kuptoj deklaratat e saj”, ka thënë Jesus.



