Juventusi ofron shkëmbimin e Zhegrovës me Balogunin?

17 nëntor 2026 | 13:55

Skuadra e Juventusit është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, të cilin e sheh si përforcim për repartin ofensiv. Madje, mediet italiane kanë raportuar se Juventusi ka propozuar shkëmbimin e tij me Edon Zhegrovën, i cili pëlqehet nga skuadra franceze.

Gjasat janë të mëdha që një shkëmbim i tillë të ndodhë në afatin kalimtar të janarit, pasi Balogun ka paralajmëruar largimin nga Monaco në fund të sezonit aktual.

Krahas kartonit të Zhegrovës, Juventusi do të ofrojë edhe para për ta bindur Monacon për këtë shkëmbim.

Zhegrova nuk shihet si pjesë e projektit të Juventusit me trajnerin Luciano Spalletti, i cili gjatë sezonit aktual nuk e ka aktivizuar në asnjë ndeshje nga minuta e parë. Ai ka nëntë paraqitje në Serie A, ku ka realizuar dy gola dhe ka dhënë po aq asistime, ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në verën e vitit 2030.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Des” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së me nr.…