“Zhegrova s’është i lënduar, veç muskujt i janë lodhur”

17 nëntor 2026 | 11:22

Edon Zhegrova mund të rikthehet shumë shpejt në fushën e gjelbër, pavarësisht shqetësimeve për lëndimin që e detyroi të largohej nga grumbullimi i Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sulmuesi kosovar është larguar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi dhe, rrjedhimisht, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Irlandës.

Megjithatë, “Gazzetta dello Sport” ka dhënë sinjale pozitive lidhur me gjendjen e futbollistit të “Juventusit”, duke raportuar se situata nuk është shqetësuese.

Sipas mediave italiane, Zhegrova pritet të rikthehet në stërvitje që nesër, fillimisht duke punuar i ndarë nga pjesa tjetër e grupit, përpara se t’u bashkohet plotësisht bashkëlojtarëve.

Ai do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve mjekësore, por në Itali nuk e konsiderojnë lëndimin si diçka shqetësuese.

Madje, nuk përjashtohet as mundësia e një rikuperimi të shpejtë, në mënyrë që Zhegrova të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të “Juventusit” kundër skuadrës së Venezias.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Liga e Kombeve sjell sonte një program të pasur ndeshjesh,…