Kosova luan sonte për pozitën e dytë të grupit ndaj Irlandës
17 nëntor 2026
| 08:36
Kombëtarja e Kosovës zhvillon sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, pasi përballet me Republikën e Irlandës në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3.
Dardanët udhëtojnë drejt Dublinit me një objektiv të qartë: ta ruajnë pozitën e dytë në grup dhe ta sigurojnë pjesëmarrjen në plejofin për inkuadrim në Ligën A.
Skuadrës së përzgjedhësit Franco Foda i mjafton edhe një barazim për ta arritur këtë objektiv, pasi aktualisht ka gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, që renditet në pozitën e tretë. Në rast të ndarjes së pikëve, Kosova do të mbetej para irlandezëve dhe do ta siguronte vendin e dytë, pavarësisht rezultateve të tjera.



