Friedrich Performance ofron versionin “më agresiv” të Porsche 911 GT3

16 janar 2022 | 09:36

Kompania e njohur Manthey Racing, nuk është kompania e vetme që ka konstatuar që modeli aktual i Porsche 911 GT3, do të jetë më i “ashpër” dhe më i fokusuar për vozitje nëpër pista.

Derisa entuziastët e veturave në mbarë botën po presin që Porsche GT të prezantojë modelin 911 GT3 RS (që është në fazën përfundimtare), në mesin e kompanive të rralla për modifikimin e veturave që tashmë kanë prezantuar 911 GT3 të rifreskuar, është edhe kompania gjermane Friedrich Performance, transmeton Telegrafi.

Në Lichtenfels përdorën recetën e kompanisë së njohur Manthey Racing, që përveç modifikimeve, prej vitesh udhëheqin me programin e veturës garuse të Porsche GT, e rezultati përfundimtar i 911 GT3 tregon sesi do të duket versioni serik i 911 GT3 RS.

Për dallim nga modeli standard, Friedrich Performance 911 GT3 ka më pak kilogramë, aerodinamikë më të theksuar, sistem të avancuar të frenave dhe rritje të kuaj-fuqisë, ku këtë “bishë” e vë në lëvizje motori 4 litërsh me 6 cilindra, që në vend të 510 kuaj-fuqi që modeli standard i prodhon – tani i ka 549. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Letër (testament) që Pasko ia ka lënë bashkëshortes së tij, Efterpit,…