Frika nga Covid-19, pushuesit nga Kosova përgjysmojnë pushimet në jug të Shqipërisë

15 korrik 2020 | 09:32

Frika nga përhapja e pandemisë Covid-19 duket sa ka stepur pushuesit kosovarë, që për destinacion kishin bregdetin Shqiptarë.

Numri i pushuesve nga Kosova, qershorin e këtij vit është përgjysmuar krahasuar me atë të një vitit më parë, edhe pse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm për momentin.

Megjithatë kjo gjë ka ndryshuar në javën e parë të korrikut të këtij viti.

Vetëm nga data 1 korriku deri me 5 të këtij viti mbi 26 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa kjo shifër ishte më e vogël gjatë viti 2019, pra janë 24 mijë.

Këtë vit, pandemia e Covid-19 ka ndryshuar destinacionet turistike të kosovarëve. Për dallim nga sezonet e kaluara, kur turistët nga Kosova zgjidhnin mes Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi e Kroacisë, tash destinacioni thuajse i vetëm ka mbetur Shqipëria.

Pasi aktualisht Mali i Zi kërkon një test negativ si dëshmi për hyrë në këtë vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts, ka…