Frymëzohet nga aviacioni dhe zbulon Bugatti Chiron Sport

28 nëntor 2020 | 02:49

Duke u frymëzuar nga aviacioni ka zbuluar Chirson Sport Le Legendes du Ciel dhe vetëm 20 makina do të dalin në shitje, me një çmim që kap vlerën e 3.42 milionë dollarëve.

Makina përmban një pjesë ngjyrë gri përpara, të cilën kompania e quan Gris Serpent.

Ekziston një shirit i bardhë përgjatë gjatësisë së makinës dhe ngjyrat e flamurit francez mund të shihen të vendosura në pjesët anësore.

Les Légendes du Ciel mundësohet nga një motor 8.0-litërsh W16 me turbo që prodhon 1.479 kuaj fuqi.

Makina mund të arrijë deri në 100 km/orënë vetëm 2.5 sekonda dhe 200 km/ orë prej 6.5 sekondash. Ndërkohë, pjesa e brendshme është e veshur me lëkurë të hollë ngjyrë kafe të lehtë Gaucho.

Pajisjet opsionale përfshijnë sedilje komoditeti dhe çati prej xhami ‘Sky View’. /abcnews.al

Generated by pixel @ 2020-11-24T19:26:58.961811
Generated by pixel @ 2020-11-24T22:19:20.212269

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me hapin e ngadaltë Nisur rrugëtimit të njejtë. Në majë…