Të shoh

27 nëntor 2020 | 23:25

Me hapin e ngadaltë
Nisur rrugëtimit të njejtë.

Në majë qerpiku të shqetësuar
Ndjej zemrën tënde të thyer
Terrinën e paskajshme
Mbetur portret i zbehur qëmoti.

E di
Je tretur diku në pritje
Në horizontin e pafund
Plagë e malcuar në shpirt.

Por mos harro
Unë e ndjej dhimbjen tënde atdhe.

Nga të gjitha anët i përgjakur
Çdo ditë nxjerrë zërin tënd të mekur
E unë nga larg tek tl
Jam nisur me frymën tënde.

Në shtizë ngjitur lartë valëvitesh
Me ngjyrën e gjakut,të gurit
Zemra e ndarë në mes
Kërkon betimin e gurit dhe lisit
Betimin në atdhe dhe dashuri
Prapë do jemi dy sy një Shqipëri.

Valbona R.Hadri
28.11.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzetë e dy vite më parë, në prag të shënimit…