Fshati Bibaj në Ferizaj futet në karantinë

21 mars 2020 | 18:20

Pasi një 32-vjeçar nga fshati Bibaj i Ferizajt ka dal pozitiv në testin e coronavirusit, i tërë fshati sot ka hyrë në karantinë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e komunës së Ferizajt.

“Tashmë fshati Bibaj është vendosur në karantinë, në izolim të plotë andaj ftojmë qytetarët që të ruajnë qetësinë, por njëkohësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për t’iu shmangur përhapjes më të madhe të këtij virusi”, thuhet në njoftim.

32 vjeçari me vendbanim në Bibaj të Ferizajt kishte ardhur nga Gjermania sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është konfirmuar se është prekur nga virusi COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret veprimin e sotëm…