Fshati Gjonaj i Prizrenit tash e tutje do të ketë 24 orë ujë të pijshëm

15 dhjetor 2020 | 11:16

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me banorët e fshatit Gjonaj dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, kanë bërë përurimin e sistemit të ri të ujësjellësit në këtë fshat, i cili do t’ju mundësojë banorëve 24 orë qasje në ujë të pijshëm.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka thënë se banorët e fshatit Gjonaj me vite të tëra janë ballafaquar me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, ndërkaq këtë problem të kamotshëm ka arritur që ta zgjidhë gjatë qeverisjes, ashtu edhe siç iu kishte premtuar.

Ndërkaq, drejtori Krasniqi ka theksuar se gjatë punimeve që kanë zgjatur më shumë se një vit e gjysmë, është bërë ndërrimi i tërësishëm i gjithë gypave të ujësjellësit dhe është bërë vendosja e orëve matëse në 800 puseta të ujit.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) më 10…