Fshati kulturor Katara në Katar
Shkruan: Elmedina Ismajli
Katara është emri më i vjetër i përdorur për t’iu referuar gadishullit të Katarit në hartat gjeografike dhe historike qënga viti 150. Emri Katara u shfaq për herë të parë në hartat e Claudius Ptolemeut në vitin 150, dhe më pas u shfaq në Atlasin e Historisë Islame, ku hartat identifikuan popujt e Gadishullit Arabik në mesin e shekullit të dytë, po ashtu me këtë emër u përdor në hartat gjeografike dhe historike në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë, në një hartë franceze për bregdetin e Gadishullit Arabik, ku emri Katara ishte shkruar në Katara në vend të Catara. Tani fshati Kulturor Katara është projekti më i madh kulturor shumëdimensional në Katar. Një vend ku njerëzit mblidhen për të përjetuar kulturat e botës, me teatro të bukura, salla koncertesh, galeri dhe objekte moderne, Katara synon të bëhet një udhëheqëse globale në aktivitetet multikulturore.

Kjo zonë kulturore tani më është kthyer në një zonë turistike e klasit të parë në shtetin e Gjirit të Katarit, dhe një nga vendet më të famshme të vizitave moderne, e cila vizitohet nga e gjithë bota.
Fshati Kulturor Katara u hap në tetor të vitit 2010 gjatë Festivalit të Filmit në Doha Tribeca, të cilin fshati e ka pritur që atëherë, dhe TEDx-në. Ate e plotësojnë objekte të ndryshme kulturore si:
Në fshatin Katara gjejm disa organizata të Katarit që kan selitë qëndrore në këtë fshat, ndër to janë: Shoqëria e Inxhinierëve në Katar, Shoqëria e Katarit për Arte, Shoqëria Foto Katari, Qendra Kulturore për Fëmijë, Këshilli i Poetëve,. ShoqëriaTeatrore dhe Filarmonia e Katarit. Ndërtesat dhe objektet në Katara janë rregulluar jo rastësisht në mënyrë që të duken dhe të ndjehen si kultur tradicionale e Katarit. Ajo udhëhiqet nga Dr. Khalid bin Ibrahim Al-Sulaiti, drejtor i përgjithshëm i Fshatit Kulturor Katara.
Katara ndodhet në një zonë bregdetare,pranë plazhit turistik është një nga atraksionet më të mira për t’u vizituar në Doha.
Ajo dallohet nga kombinimi i argëtimit, kulturës, turizmit dhe bukurisë natyrore në një vend, dhe përbën një vend takimi për intelektualët, artistët dhe turistet.
Me plazhin e ngrohtë me rërë të lagjes për të shijuar sporte freskuese të ujit ose për të ecur në brigjet e plazhit, gjithashtu në te gjeni disa nga atraksionet
arkeologjike që shpalosin historinë e këtij rajoni të rëndësishëm në brigjet e Gjirit Arab.
Amfiteatri
Parku Katara
Sa i përket rrugëve të fshatit kulturor, ato janë rrugë të ngushta që sjellin kujtime të kohëve të lashta. Secila prej këtyre rrugëve të çon në një pikë referimi të vendit, dhe Rruga Shekspir është rruga më e famshme në Katara.
Fshati Kulturor kërkon të kontribuojë në realizimin e planit Katari 2030 dhe të arrijë lidership dhe globalizim në aktivitete të ndryshme kulturore. Katara organizon rregullisht një numër aktivitetesh të ndryshme, të tilla si punë arti, shfaqje filmash, aktivitete për fëmijë dhe shumë tjera. Gjithmonë ndodh diçka e re në Fshatin Kulturor, i cili tërheq vazhdimisht vizitorë nga e gjithë bota.




