Fshati në Prishtinë ku nuk ka mbetur asnjë banor (Video)

06 shtator 2018 | 20:04

​ Që dy vite, fshati Radashefc i komunës së Prishtinës, ka mbetur pa asnjë banor, ngase ata kanë hequr dorë nga të jetuarit në të, për shkak të kushteve të vështira në këtë vend malor.

Dikur në këtë fshat kishte plot jetë, ndërsa sot kanë mbetur vetëm muret e zbrazura të shtëpive, të cilat janë mbuluar nga bimësia.

Qetësinë e këtij vendi, sot e thyen vetëm era e cila tundë lisat e gjatë.

Rustem Berisha ka jetuar 58 vite në këtë fshat, por sot atij i ka mbetur vetëm nostalgjia për këtë vend.

“58 vjet kam jetuar Radashefc, sepse jam lindur këtu. Por sot jetoj në Bardhosh, ama sa herë kam mundësi vij këtu. As gjumi nuk më duket i njëjtë si në fshatin tim të lindjes”, shprehet Rustem Berisha.

I moshuari tregon se disa vite më parë fshati ishte plotë jetë e gjallëri, por sot aty nuk dëgjohet më zë njeriu.

“Jetesa ka qenë shumë e mirë, ka pasur harmoni mes banorëve të fshatit”, thotë ai./rtv dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Konferencën e V-të,…