
Fshati Shirokë i Suharekës përfshihet nga zjarri, intervenojnë zjarrfikësit
13 gusht 2025
| 16:16
Fshati Shirokë i Suharekës është përfshirë nga zjarri, që për pasojë edhe një shtëpi tashmë rrezikon të digjet.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka publikuar pamje gjatë intervenimit të zjarrfikësve.
“Po bëjmë përpjekje për shuarjen e saj”, ka shkruar ai në “Facebook”.