Fshati Zasellë i Mitrovicës bëhet me ujësjellës

19 janar 2020 | 16:04

Në fshatin Zasellë të Mitrovicës është inauguruar të dielën ujësjellësi i ri. Ky është një projekt ka qenë shumë i nevojshëm për banorët e këtij fshati të cilët më parë përballeshin me mungesë të madhe të ujit.

Në ceremoninë inauguruese që është zhvilluar në oborrin e shkollës së këtij fshati, ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe mysafirë të tjerë të qeverisjes lokale.

“Unë prapë do të vazhdojë të investojë me të gjitha mundësitë buxhetore të cilat i kam në dispozicion, në mënyrë që rajoni i Shalës, por edhe të gjitha lagjet dhe fshatrat të tjera të Mitrovicës, t’i krijohen kushte sa më të mira për jetesë”, ka thënë Bahtiri.

Projekti për ndërtimin e këtij ujësjellësi ka nisur në vitin 2015 dhe ka kushtuar rreth 200 mijë euro.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people standingImage may contain: 4 people, people smiling, people standingImage may contain: 2 people, people standing and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nesër (e hënë) kryetari…