
Fshatrat e Fushë-Kosovës mbesin pa ujë për shkak të një defekti teknik në Pomozotin
25 shtator 2025
| 12:24
Fshatrat e Fushë-Kosovës dhe një pjesë e lagjes 028-029 do të mbeten pa ujë, si pasojë e një defekti teknik në fshatin Pomozotin si dhe për nevojat e pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli.
Kështu ka bërë me dije Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” përmes një postimi në “Facebook”.
“Ekipet tona janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe për përfundimin e pastrimit teknik në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në afatin më të shkurtër të mundshëm. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin!”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.