FShF-ja përzgjedh kampin bazë të Shqipërisë në Gjermani

06 dhjetor 2023 | 16:45

Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e “Euro 2024”.

Departamenti i Komunikimit në FShF bën me dije se qendra ku do të qëndrojë skuadra kuqezi përgjatë finaleve të turneut quhet “SportCentrum Kaiserau”, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive në afërsi të Dortmundit.

Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë apo klube si FC Bayern Munchen, Real Madrid, FC Liverpool, FC Porto, Borusia Dortmund, Schalke 04, Valencia e shumë klube tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Edita Tahiri Pas arritjes së Marrëveshjes së parë të…