FSK-ja arrin ta shpëtojë edhe nënën e fëmijës dyvjeçar

08 shkurt 2023 | 22:02

Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, FSK-ja me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

”Heronjtë tanë arrijnë të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.

Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj.

Ju lumtë krenaria jonë!”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në…