FSK-ja dhe policia, institucionet më të besueshme në Kosovë

24 nëntor 2018 | 14:06

Institucionet e sigurisë vazhdojnë të jenë më të besuarat në Republikën e Kosovës. 

Sipas “Barometrit Kosovar të Sigurisë” të publikuar të premten nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, 77 për qind e të anketuarve janë shprehur se i besojnë FSK-së, kurse në vend të dytë vazhdon të jetë policia, së cilës i besojnë 61 për qind e qytetarëve. 

Institucionet e drejtësisë, sipas këtij barometri, vazhdojnë të kenë besim të ulët të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerikane ka vlerësuar lart rolin e Kuvendit të Kosovës…