FSK-ja kryen me sukses operacionin për riambalazhimin e materieve të rrezikshme

27 qershor 2019 | 14:58

Kompania e Mbrojtjes Kimike, Atomike dhe Biologjike (MKAB) e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në një operacion sfidues ka përfunduar me sukses operacionin për riambalazhimin e materieve të rrezikshme të Kompanisë “Swis Oil” në Pejë.

Pas një pune profesionale, FSK-ja ka arritur që të riambalazhojë gjithsej 322 fuqi, të cilat vlerësohet që tashmë janë në gjendje shumë të mirë.

MKAB-ja e FSK-së së bashku me aktorët mbështetës do të vazhdojë monitorimin e të gjitha materieve dhe do të rekomandojë masat e sigurisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dhe Turqia nuk duket se bënë përparim…