
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Steel Alpha 2023”
08 maj 2023
| 10:08
Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2023”, është realizuar ushtrimi fushor “Steel Alpha 2023” për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore.
Në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshi këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit.