FSK-ja thellon bashkëpunimin me ShBA-në, Jashari dhe McKinney diskutojnë planet për të ardhmen dhe NATO-n

19 maj 2026 | 13:20

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësshefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM J5/8), gjeneralbrigade Chris A. McKinney.

Fillimisht, të dy gjeneralët kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara si dhe nevojën për rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Gjeneral Jashari e ka njoftuar gjeneralin McKinney për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së duke u fokusuar edhe në planet për të ardhmen që synojnë realizimin e aspiratave për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu, të dy gjeneralët kanë vlerësuar kontributin e FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë nga FSK-ja.

Në fund të takimit, gjeneral McKinney falënderoi gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe lidershipin e tij gjatë kësaj kohe ku FSK-ja është në fazën finale të PGJT-së, si dhe ka ritheksuar përkushtimin e USEUCOM-it për ta mbështetur FSK-në në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është…