Hargreaves takohet me Radoniqin, konfirmon se mbështetja kibernetike për KQZ-në do të vazhdojë

19 maj 2026 | 13:17

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet e 7qershorit.

Hargreaves ka thënë se Britania dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë zhvilluar “një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar funksionimin efektiv të softuerit për numërimin dhe publikimin e votave në zgjedhjet e fundit komunale dhe kombëtare”.

“Jam i kënaqur që po vazhdojmë mbështetjen tonë për zgjedhjet e ardhshme kombëtare më 7 qershor”, ka thënë ai.

Ambasadori britanik ka theksuar se KQZ-ja luan një rol thelbësor në garantimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore në Kosovë.

“Gjatë takimit me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ishte pozitive të dëgjohej se si KQZ-ja po i përmirëson dhe po i forcon edhe më tej procedurat e saj”, është shprehur Hargreaves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjergj Bojaxhi, bashkëdrejtues i projektit “Rrënjet” që studion strukturën gjenetike…