FSK jep detaje të organizimit të “Epopesë së UÇK-së”

02 mars 2018 | 19:56

Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se me datën 5 mars 2018, nga ora 11:00 do të fillojë manifestimi në kazermën “Adem Jashari” me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së. Të pranishëm do të jenë udhëheqja më e lartë shtetërore, përfaqësues të institucioneve, Familja Jasharaj, veteran të UÇK-ës, mysafir të lartë, qytetarë etj.

Në këtë rast para të pranishmëve fjalime do të mbajnë, Presidenti Hashim Thaqi, Ministri i FSK-së Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, një pjesëtar i familjes Jasharaj.

FSK mirëpret të gjithë qytetarët që do gjejnë kohë dhe mundësi për tu bashkëngjitur në këtë manifestim jubilar, të 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universitetit i Prizrenit ka reaguar me një komunikatë për media…