Reagimi me dy fjali i rektorëve për përjashtimin nga EQAR, njëra shpreh besimin në Qeveri

02 mars 2018 | 19:53

Universitetit i Prizrenit ka reaguar me një komunikatë për media në emër të Konferencës së Rektorëve, duke thënë se përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë në Kosovë

Reagimi i ka në fakt krejt vetëm dy fjali.

“Ne jemi shumë të shqetësuar me vendimin për të përjashtuar Agjencinë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR) në Arsimin e Lartë duke e konsideruar si një goditje e rëndë për Arsimin e Lartë të Kosovës”, thuhet në fjalinë e parë.

E dyta shpreh besimin në Qeverinë e Kosovës, e cila u bë shkaktare që EQAR përjashtoi Kosovën.

“Por, ne besojmë që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë hapat e duhur me urgjencë për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Njëherësh, ne si Konferencë e Rektorëve, shprehim gatishmërinë që të ndihmojmë në këtë proces”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftohti siberian që ka mbërthyer Europën ka shkaktuar të…