Lëndohet rëndë një tjetër ushtar i FSK-së
23 nëntor 2026
| 17:37
Pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme, një tjetër ushtar i FSK-së është lënduar nga shpërthimi i municionit brenda armës.
Burimet e VOX Kosova kanë bërë të ditur se sot (e hënë), në Babaj të Bokës, është lënduar rëndë një pjesëtar tjetër i Ushtrisë së Kosovës.
Fillimisht, ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, por për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.
Sipas informatave, si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, dy copa të gëzhojës i kanë mbetur në kofshë.



