Ministri Hoti takohet me homologun kroat në Zagreb, diskutojnë për punësimin dhe politikat sociale

23 nëntor 2026 | 17:13

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, është pritur në Zagreb nga homologu i tij kroat, Alen Ruzhiq, ministër i Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale.

Hoti ka bërë me dije  se gjatë takimit e ka falënderuar homologun kroat për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës.

Pas takimit me ministrin Ružić, diskutimet kanë vazhduar edhe me përfaqësues të agjencive dhe mekanizmave institucionalë që mbulojnë fushat e përgjegjësisë së kësaj ministrie, të kryesuar nga sekretari i Kabinetit të Ministrit, Marin Sharlija.

Ministri Hoti ka thënë se gjatë takimeve ka pasur mundësinë të njihet nga afër me përvojat dhe praktikat kroate në zbatimin e masave aktive të punësimit, përkujdesjen sociale për të moshuarit dhe aftësimin profesional.

“Pata mundësinë të njihem nga afër me përvojat dhe praktikat e tyre në zbatimin e masave aktive të punësimit, përkujdesjen sociale për të moshuarit, aftësimin profesional, si dhe në çështje të tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, në takim është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurimeve shoqërore, punësimit dhe politikave sociale, me fokus të veçantë në marrëveshjet për sigurimet shoqërore dhe përmbylljen e procedurave të ratifikimit të tyre.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua marrëveshjeve për sigurimet shoqërore dhe rëndësisë së përmbylljes së procedurave të ratifikimit të tyre, duke theksuar përfitimet që ato sjellin për qytetarët e të dyja shteteve”, ka bërë të ditur ministri.

Hoti ka theksuar se avancimi i bashkëpunimit me Kroacinë mbetet me interes të veçantë për Kosovën.

“Thellimi dhe avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Kroacinë mbetet me interes të veçantë për Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës…