Fundoset tanku amfib, 9 ushtarë amerikanë humbin jetën

03 gusht 2020 | 11:54

Bilanc tragjik gjatë një stërvitje ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një mjet amfib i marinës është fundosur larg brigjeve të Kalifornisë jugore, për shkaqe ende të panjohura, duke marrë me vete jetën e 9 ushtarëve.

Gjatë stërvitjes ndodheshin në mjetin ushtarak 16 ushtarë, 5 prej tyre arritën të dilnin në sipërfaqe dhe të shpëtoheshin nga forcat e shumta të shpëtimit që mbërritën në zonë.

Dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike, ndërkohë që për të tjerët, pas 48 orësh kërkimi, duket sikur nuk ka më shpresë.

“Më zemër të thyer, vendosa të përfundojë misionin e kërkimit”, deklaroi koloneli Christofer Bronzi, komandanti i kompanisë.

Komandanti i Marinës, gjenerali David Berger, njoftoi se operacionet me këto mjete do të pezullohen deri sa të mësohen shkaqet e tragjedisë, një nga më të rëndat në territorin amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…