Funeralet në Vienë, ceremonitë ofrohen online

26 mars 2020 | 14:08

Zyrat e funeraleve në Vjenë ofrojnë tani transmetimin online të ceremonive pasi qeveria ka vendosur të kufizojë tubimet e njerëzve dhe udhëtimet në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Që nga e premtja e kaluar, kompania private “Himmelblau”, është bërë e para që ofron një transmetim live të shërbimeve të saj, pa pagesë.
Funerali i parë i transmetuar online, u regjistrua të hënën. Kompania, ka kryer deri më tani, gjashtë ceremoni të tilla gjithsej. Dhe janë të shumtë, klientët që interesohen për mundësinë e ndjekjes së ceremonisë së lamtumirës së një personi të dashur të tyre, online.

Eventi live transmetohet përmes platformës Zoom dhe është i siguruar me një password.

Videoja i jepet klientëve që mund ta transferojnë më pas tek të afërm të tjerë që nuk munden të ndjekin sesionin live.

Në varrezë apo krematorium, punonjësit përdorin një telefon celular dhe një tripod, për të regjistruar gjithçka.

“Himmelblau” është një zyrë funerale me qendër në Vienë, dhe është një prej më të mëdhave në vend. Ajo është themeluar rreth tetë vite më parë dhe kryen 2 mijë funerale çdo vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të mbështetjes së institucioneve në luftën kundër Covid-19,…