Furnizimi me rrymë drejt stabilizimit, thotë KOSTT

02 mars 2018 | 20:27

Është duke u punuar fort që furnizimi me rrymë të stabilizohet, pas reduktimeve të ditës së sotme, ka thënë zyrtarja e KOSTT, Zana Bajrami-Rama.

Për shkak të nevojës për balancim dhe ruajtje të sistemit energjetik, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizim, ka thënë Rama për “Klan Kosovën”

Kështu ajo ka arsyetuar mungesën e furnizimit me energji elektrike, duke theksuar se janë të angazhuar maksimalisht që sa më shpejt të stabilizohet gjendja në sistemin elektroenergjetik të vendit.

Më herët, Korporata Energjetike e Kosovës pati njoftuar se për shkak të disa problemeve është detyruar që në mëngjes të ndalë prodhimin në Bllokun B2, që shkaktoi mungesë të energjisë elektrike, e për pasojë edhe reduktime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër skiatorë janë vrarë dhe një tjetër është zhdukur pas…