Fury: Barazimi do të ishte për mua si humbje

23 shkurt 2020 | 12:22

Tyson Fury mposhti Donatay Wilder dhe arriti t’i rrëmbente atij titujt botëror. Britaniku foli pas sfidës së fituar ndaj amerikanit. Ai i shkaktoi atij humbjen e parë në karrierë dhe prej atyre që dhembin shumë.

“Wilder nuk tërhiqet kurrë lehtë. Unë kam një gungë të shkaktuar nga ai. E dija se nëse nuk më mposhti kur isha në 50% tim, atëherë nuk do të më mposhte kurrë. Dua të zhvilloj ndeshjen tjetër me të nëse ai do. Jam pak i mërzitur, pasi i thashë se do të hedh në raundin e dytë”.

“Barazimi? Për mua ishte si një humbje, pasi doja të fitoja me KO. Trajneri im më tha se do ta hidhja me nokaut dhe unë e besova. Kishte të drejtë”.

Ai ka folur dhe për një ndeshje të mundshme me Joshuan. “Dua të shijoj fitoren dhe të festoj, pasi Gypsy King është në majë. Wilder ka nevojë për t’u rikuperuar dhe mendoj se ai do një ndeshje tjetër, jam i sigurt se do të duelojmë sërish. Nëse jo, janë menaxherët e mi që do të vendosin se me kë duhet të luftoj”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhamajka deri tani nuk ka marrë asnjë vendim rreth njohjes…