Fury mposhti Wilderin, shpallet kampion bote

23 shkurt 2020 | 09:53

Britaniku Tyson Fury ka pasur performancë dominuese në meçin për titull bote ndaj Deontay Wilderit të dielën në mëngjes, duke fituar titullin përmes ndërprerjes së meçit në raundin e shtatë në Las Vegas.

Meçi i dytë mes dy supergaruesve u dominua nga Fury vazhdimisht që e rrëzoi dy herë për tokë Wilderin. Gjyqtari ndërpreu meçin në raundin e shtatë kur ekipi i Wilderit u dorëzua.

Britaniku 31-vjeçar, që tani ka serinë 30 fitore e vetëm një barazim, është kampion i ri i botës në kategorinë e rëndë në WBC. Për Wilderin kjo ishte humbja e parë në karrierën profesionale pas 42 fitoreve e një barazimi.

Meçi mes dy boksierëve në dhjetor të 2018-s kishte përfunduar baras.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
H. Mujaj Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta…