Fushatë sensibilizuese në Shtërpcë “Bëhuni pjesë e Policisë së Kosovës”

03 maj 2023 | 09:35

Drejtori Rajonal i Policisë, nënkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë, ka mbajtur dje një takim informues me përfaqësuesit e komunitetit në komunën e Shtërpcës.

Qëllimi i këtij takimi ishte që t’u bëhet thirrje dhe të njoftohen të rinjët e komuniteteve pakicë për të aplikuar në konkursin e shpallur nga Policia e Kosovës nga data 19.04-12.05.2023.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë takimet me komunitetin joshumicë edhe në ditët në vijim në rajonin e Ferizajt me qëllim të inkurajimit të të rinjve për të aplikuar në Policinë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga komuniteti pakicë, sipas kritereve të përcaktuara për aplikim”, theksohet në njoftimin për medie të Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se projekti kapital i zhvillimit…