Fushë Kosova dhe “Kalabria” e Prishtinës mbesin pa ujë për shkak të turbullirave

18 korrik 2021 | 00:48

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e Fushë Kosovës dhe të lagjes “Kalabria”, në Prishtinë, se për shkak të reshjeve të dendura të shiut është krijuar turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj janë detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprenë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj.

Në njoftimin e KRU “Prishtina”, thuhet se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga sonte në orën 22:00 deri nesër në 05:00 të mëngjesit, në këto zona, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 17 korrik – Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës dhe lagjes ” Kalabria ” në Prishtinë, ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditën e sotme në vendin tonë , është krijuar turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit, andaj jemi detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprejmë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj.

Ky Impiant është tashmë jashtë funksionit.

Konsumatorët e sipërpërmendur do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga sonte në orën 22:00 deri nesër në 05:00 të mëngjesit.

Mbeteni të njoftuar deri në informacionin e radhës dhe në varësi të  kushteve atmosferike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i 6 korrikut solli lajmin e rëndë të vdekjes…