Futbolli anglez në zi, humbet një tjetër legjendë

12 nëntor 2021 | 12:37

Futbolli anglez humbet një tjetër legjendë, një futbollist që ka shkruar historinë dhe që është shpallur kampion bote me Anglinë në vitin e largët 1966. Ron Flowers, ish-lojtari i Wolwes dhe Anglisë, i cili luante si mesfushorë, është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Në vitin 1966 ishte pjesë e Anglisë, që u shpall kampione bote.

Wolves, ku ikona ishte edhe zëvendëspresidente, dha lajmin për vdekjen e tij në Twitter.

“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë ndarjen nga jeta të legjendës dhe zëvendëspresidentit të klubit Ron Flowers në moshën 87-vjeçare. Një gjigant në fushë dhe një zotëri jashtë saj.

Do të ketë shumë njerëz që do ta kujtojnë Ronin sot dhe të gjitha mendimet tona janë me ata që e njohën dhe e donin.”

Edhe Anglia i bëri homazhe ish-lojtarit.

“Jemi të pikëlluar për vdekjen e Ron Flowers në moshën 87-vjeçare. Ai zhvilloi 49 ndeshje për “Tre Luanët” dhe ishte anëtar i skuadrës sonë fituese të Botërorit në vitin 1966. Ngushëllime familjarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ginis Gerxhaliu shpall te pavlefshme deftesen e shkolles fillore "Musa…