Futbollisti Elbasan Gashi largohet nga Ballkani, shkon në Itali  

05 qershor 2020 | 14:03

Futbollisti Elbasan Gashi është larguar edhe zyrtarisht sot nga skuadra e Ballkanit nga Suhareka. Gashi tash e tutje jetën do ta vazhdojë në Itali, kurse klubi i Ballkanit e ka përshëndetur futbollistin në mënyrë dinjitoze për faktin se ai e ka djersitur fanellën e klubit në kohët më të vështira.

Fotografia e FC Ballkani

“Sot në hapësirat e FC Ballkani përlotë emocione të përziera, me rastin e përshëndetjes nga futbollisti Elbasan Gashi, i cili gjithë karrierën futbollistike e kalojë ne klubin e qytetit të tij, duke djersitur fanellën ne kohërat e vështira, por edhe ne kohë më të mira, e qe është karakteristik për Elbasanin ai gjithnjë ka ngelur i njëjti duke respektuar fëmijët e shkollës së futbollit, zbatuar udhëzimet e stafit teknik, duke ndërtuar raporte të afërta dhe të dashura me tifozët, e në veçanti tifo grupin “Xhebraliat”. Në fushë Elbasanin e respektonin edhe kundërshtaret pasi që me sjelljen e tij e meritonte, një shembull model si duhet te jetë një futbollist në fushë dhe jashtë saj”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Fotografia e FC Ballkani

“FC Ballkani, Elbasanit i uron shumë fat dhe shëndet ne kapitullin e ri të jetës në diasporë, duke uruar që do të vazhdojë të bëjë atë që din me së miri, pra t’iu rrëmbejë frymëmarrjen shikueseve të futbollit me magjitë e tij. Mirupafshim Elbasan, porta e shtëpisë tënde të FC Ballkani gjithmonë do të jetë e hapur për ty, shumë suksese në Itali”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit nga Suhareka.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Popullit, Hilmi Jashari, me rastin e shënimit të Ditës…