Futbollisti i Ajaxit rrëzohet në tokë pas problemeve në zemër

26 gusht 2020 | 13:41

Daley Blind kalon të tjera momente frike. Mbrojtësi i Ajaxit, në minutën e 79 të miqësores me Hertha Berlin në “Johan Cruijff Arena”, është rrezuar në tokë në zonën e penalltisë pasi është ndjerë keq.

Futbollisti është ndihmuar menjëherë nga stafi mjekësor e, pasi kaloi frika, është larguar nga fusha me këmbët e tij. Diçka e ngjashme i kishte ndodhur holandezit edhe dhjetorin e kaluar.

Në dhjetor 2019, kur ende mbante veshur fanellën e Manchester United, mbrojtësi ka pasur të njëjtin shqetësim në një sfidë të Ligës së Kampionëve kundër Valencias. Ekzaminimet në atë kohë evidentuan një inflamim të muskulit kardiak e holandezit i është vënë një defibrilator në trup.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara të…